Evra zbulon telefonatën 20-minutëshe me CR7, para se të firmoste me Juventusin

23 Tetor 2019
12:08
Alfred Lleshi
back button

Shokë skuadre dikur, tani miq të mirë. Kjo është historia e Patrice Evra dhe Cristiano Ronaldo, të cilët kanë veshur fanellën e Manchester United nga viti 2006 deri më 2009. Ish-futbollisti francez, në një intervistë për “Sky Sports”, zbuloi se si kishte pasur një telefonatë 20-minutëshe mes tij dhe CR7, para se portugezi të nënshkruante me Juventusin në verën e vitit 2018: “Ai më pyeti pse klubi bardhezi ishte aq i veçantë. I thashë që kultura e klubit ishte perfekte për mënyrën e tij të stërvitjes. Unë besoj se ai do të jetë në gjendje të luajë deri në 40 vjeç”.

Pastaj Evra kujton Ronaldon në kohën e Manchester United: “Kur fitoi të parin “Top të Artë”, ai më tha se donte të merrte edhe shumë të tjerë. Rekordet dhe arritjet e tij nuk më befasojnë. Puna që bën çdo ditë vijon të jetë më e mira. Cristiano është një makinë e vërtetë. Sigurisht që e preferoj atë para Messit”.

Në fund, disa fjalë edhe mbi përvojën e tij në Itali: “Ishte një nga sfidat më të vështira të jetës sime. Te Juventusi kontrollojnë gjithçka, te Manchester United dukej më e lehtë. Jam krenar që kam kaluar dy vite e gjysmë në Torino”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit