F1: Bottas siguron pole positon, 70-vjetor i hidhur për Ferrari-n

8 Gusht 2020
16:29
Denis Hakanaj
back button

Prova zyrtare shumë të hidhura për Ferrari-n në Çmimin e Madh të 70-vjetorit, raundi i pestë i Botërorit 202 të Formula 1.

Kokëkuqet e Leclerc dhe Vettel i kanë mbylluar provat në vendin e tetë dhe të dymbëdhjetë, më shumë se një sekondë larg Valtteri Bottas, i cili ka siguruar pole position-in e tij numër 13 në karrierë.

Piloti i Mercedes e ka ndalur kronometrin në1:25:154, 63 të mijtat më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës Hamilton.

Një pole i jashtëzakonshëm për Bottas, i cili ka barazuar  Jack Brabham, Graham Hill, Jacky Ickx, Juan Pablo Montoya, Jacques Villeneuve, Mark Webber në vendin e 25-të të të gjitha kohërave.

Në vendin e tretë ka dalë Hulkenberg, një rezultat që nuk mund të imagjinohej deri 2 javë më parë. Zhgënjen Verstappen me vendin e katërt, i ndjekur nga Ricciardo, Stroll, Gasly dhe Leclerc. Albon dhe Norris mbyllin 10 vendet e para.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit