F1: Haas largon të dy pilotët, hapet “drita jeshile” për Mick Schumacher

22 Tetor 2020
13:19
Telesport
back button

Makina amerikane Haas ka konfirmuar sot se dy pilotët e saj aktualë, Romain Grosjean dhe Kevin Magnussen do të largohen në fund të këtij sezoni. I pari ndodhet te Haas që prej vitit 2016, sezon kur kjo makinë debutoi në Formula 1. Ndërsa i dyti erdhi një vit më vonë (2017).

Haas, përmes një komunikate zyrtare, konfirmoi largimin e dy pilotëve në fund të këtij sezoni. “Falënderojmë Romain dhe Kevin për punën e madhe që kanë bërë në këto vite. Së bashku kemi kujtime të mrekullueshme. Në vitin 2018 u renditëm në vendin e pestë për konstruktorë, në sezonin tonë të tretë në Formula 1. Ata kanë luajtur rol kyç në zhvillimin e makinës”, tha Haas.

Më largimin e këtyre dy pilotëve hapet “drita jeshile” për debutimin në Formula 1 sezonin e ardhshëm të Mick Schumacher, djali i Michael Schumacher. Prej kohësh përflitet se Haas do të marrë talentin gjerman edhe për faktin se përdor motorin Ferrari, ndërkohë që Mick është pjesë e Akademisë Ferrari. Piloti tjetër pritet të jetë Nikita Mazepin, të dy aktualisht në Formula 2.

The last chapter is closed and the book is finished.I've been with Haas F1 Team since day 1. Five years during which…

Gepostet von Romain Grosjean am Donnerstag, 22. Oktober 2020

Lajme të tjera

Lajmet e fundit