F1 pa spektakël, Hamilton: Rikthehemi tek e shkuara, ja propozimet e mia

7 Qershor 2019
10:08
Telesport
back button

Piloti britanik Lewis Hamilton, nga Montreali, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Kanadasë në Formula 1, ka folur për këtë sport. 5 herë kampioni i botës, ashtu si shumë fansa, është i shqetësuar për faktin se ky sport ka humbur bukurinë dhe spektaklin. Sipas Hamilton, përpjekjet që bëhen janë të pakta dhe në drejtim të gabuar.

Në 12 vitet e fundit apo edhe më shumë, ndryshimet në rregullore kanë qenë më së shumti në uljen e kostove se sa në drejtim të spektaklit. Kjo do të thotë që ndryshimet jo gjithnjë kanë qenë pozitive dhe problemet kanë vijuar. Diferenca mes makinave kryesore dhe atyre të vogla është shumë e madhe, ndaj këto ndryshime në rregullore nuk mjaftojnë”, tha Hamilton.

Problemi madhor është që fundjavat janë të njëjta, formati nuk ndryshon. Këtu duhet punuar më shumë. Unë do të rikthehesha te motorët v12 me kambio manuale, do të largoja hapësirat e mëdha të tërheqjes së makinave në pistë si dhe disa ndryshime mekanike. Garat duhet të jenë si një maratonë për ne pilotët, që të sfilitemi.  Nëse vazhdon kështu mund të bëj 2-3 gara radhazi. Ky është një sport për të rritur, ndërsa sot shumë të rinj adaptohen menjëherë, pasi gjithçka është kompjuterike. Ky duhet të jetë sporti më i lodhshëm në botë”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit