FA Cup / Aguero frymëzon përmbysjen e madhe, Man City shkon në gjysmëfinale

16 Mars 2019
20:15
back button

Sergio Aguero ka vërtetuar edhe njëherë se është një nga qendërsulmuesit më të mirë në qarkullim, pse jo, një nga më të mirët e dekadës së fundit. 

Sulmuesi i Manchester City-t është futur në fushë kur loja ishte 2-0 në favor të Swansea City dhe ka ndihmuar skuadrën e tij të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë teksa rezultati përfundimtar ka qenë 3-2. 

Swansea befasoi vendasit në pjesën e parë me dy gola të shënuar brenda dhjetë minutave të Grimes dhe Celinës. Goli i sulmuesit kosovar ishte spektakolar. 

Megjithatë, pas pushimit City ringjallet menjëherë pas hyrjes në fushë të Aguero-s. Bernardo Silva shënoi golin e parë, ndërsa argjentinasi dy të tjerët. 

Në fakt, i pari ishte me penallti, por duket qartë se topi goditi shtyllën dhe portierin Nordfeldt e më pas shkoi në rrjetë. 

Në minutën e parafundit të kohës së rregullt, Aguero shënoi me kokë duke u dhënë Qytetarëve gjysmëfinalen e FA Cup. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit