FA Cup / City turpëron Watford dhe arrin tripletën historike

18 Maj 2019
19:51

Manchester City është skuadra e parë angleze që ka fituar tripletën vendase me titujt e Premier League, Carabao dhe FA Cup. 

Trofeu i tretë ka ardhur ditën e sotme me gola dhe spektakël teksa Qytetarët kanë mposhtur Watford me rezultatin e thellë 6-0 në Wembley. 

Pep Guardiola mil la rrezikuar me prapavijën, por në sulm ka bërë rotacion nga ndeshja e fundit dhe ishte Gabriel Jesus që e nisi nga minuta e parë në vend të Aguero=s. 

Braziliani është përdorur kryesisht në FA Cup dhe Guardiola i ka besuar edhe në finale. 

Watford e nisi shumë mirë ndeshje, por City ia prehu krahët në minutën e 26’ me golin e David Silva-s. 

Pak minuta më pas Sterling i ka vjedhur golin Jesusit duke dyfishuar rezultatin. Pas pushimit, Kevin De Bruyne ka trefishuar rezultatin përpara se Jesus të shënonte golin e merituar. 

Dy golat e fundit të takimit i ka shënuar Raheem Sterling nga shumë pranë portës duke turpëruar akoma më shumë londinezët e Watford. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit