FA CUP | Çmenduri në Old Trafford: dy të kuq brenda 60 sekondash, United përmbys Fulham në 5 minuta. Vendosin Fernandes-Sabitzer (VIDEO)

19 Mars 2023
19:25
Telesport
back button

Ka ndodhur dicka vertet e pabesueshme sonte ne Old Trafford ne sfiden mes Manchester United dhe Fulham, e vlefshme per cerekfinalet e FA CUP me nje takim. Skuadra e Ten Hag ishte duke humbur 0-1 me golin e miqve nga Londra qe kishin shenuar me Mitrovic…

Por, minuten e 73-te ndodh edhe permbysja e madhe. United proteston pasi Willian, ish-futbollisti i Chelsea-t, ka devijuar me dore nje top qe po shkonte ne rrjete. Arbitri kryesor therritet nga VAR dhe ne monitor sheh doren e brazilianit qe hapet.

PENALLTIA E FERNANDES – VIDEO

PROTESTAT DHE I KUQI – VIDEO

Perpara se te mare vendimin nxjerr nje te kuq te pankina e Fulhmanit, pastaj i drejtohet fushes dhe i tregon te kuqin edhe Willian duke akorduar penallti. Penallti qe Bruno Fernandes nuk fal dhe realizon duke cuar shifrat ne 1-1. Mitrovic nuk kishte rene dakord gjithashtu dhe nga protestat e vazhdueshme eshte debuar gjithashtu. E gjitha brenda 60 sekondash…

Pikerisht kjo situate i jep mundesi United qe te beje ate permbysje pasi aksioni tjeter i radhes i rrezikshem ne te majte do te vije dhe finalizimi me thember nga Sabitzer eshte vendimtar per te shenuar fatin e ndeshjes dhe kualifikimin ne gjysmefinale…

Praktikisht, Fulham ne harkun kohor te 5 minuta hodhi poshte gjithe ndeshjen me dy te kuq, penallti te shkaktuar dhe dy gola te pesuar… Ne fund ka ardhur edhe goli i trete nga United me Bruno Fernandes qe ka vulosur gjithcka…

GOLI I SABITZER – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit