FA Cup / United thyhet sërish, lamtumirë Kupës FA

16 Mars 2019
22:51
back button

Manchester United u mund javën e shkuar nga Arsenali në kampionat dhe duket se po ndjen lodhjen dhe presionin, sepse tashmë është eliminuar nga Kupa FA, duke u mundur 2-1 nga Wolverhampton në çerekfinalen e FA Cup. 

Vendasit janë duke kaluar një formë të mirë edhe në kampionat dhe në përgjithësi e dominuan ndeshjen, duke e merituar plotësisht fitoren. 

Pas një pjese të parë pa gola, ishte Raul Jimenez, zbulimi i këtij sezoni në Premier League, ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 70-të.

Vetëm 6 minuta më pas, partneri i tij në sulm Diego Jota dyfishoi rezultatin duke vulosur fitoren e madhe të “Ujqërve”. 

Rashford u mundua të rikthente të tijtë në lojë, por goli i tij në minutën e 5-të shtesë ishte tepër vonë.

Te të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer janë dukur të lodhur dhe pa shumë kreativitet në sulm ndaj një mbrojtjeje të organizuar si ajo e Wolves. 

Një rezultat zhgënjyes, por United nuk ka kohë të mërzitet pasi luan në Champions League dhe lufton për një vend mes katër më të mirëve në kampionat. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit