Fabregas dhe lamtumira e Mess-it nga Barça: 5 ditë para më ka thënë se…

17 Tetor 2021
9:10
Denis Hakanaj
back button

Vazhdohet të flitet për lamtumirën e Messi-t nga Barcelona.

Pothuajse askush nuk e priste një vendim të tillë dhe transferimin e Pleshtit te Paris Saint-Germain.

Mes atyre që janë befasuar më shumë është Cesc Fabregas, i cili ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me largimin e  Leos nga Camp Nou.

“Isha me pushime bashkë me të një javë para lajmërimit të lamtumirës së tij. Më kishte thënë se isht e shumë afër firmës me Barçën dhe se javën pasuese do të niste stërvitjen”, ka thënë Fabregas për Prime Video.

“Pesë ditë më vonë kemi folur përsëri dhe më ka thënë se nuk ishte më e mundur dhe se klubi i kishte kërkuar të largohej.

“Di se është shumë i lumtur tani. Te Parisi ka shumë lojtarë që i njihte dhe që flasin spanjisht. Natyrisht është shymë i kënaqur. Edhe unë jam i lumtur që do të mund ta sfidoj si kundërshtar me Monaco”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit