Fabregas dhe largimi nga Chelsea: Sarri mori me vete “të birin”

12 Prill 2019
14:39
back button

Këtë janar Cesc Fabregas u transferua në Francë, duke firmosur për Monaco-n, pasi ndërpreu marrëdhëniet me Chelsea-n, aty ku kishte kohë që po luante gjithnjë e më pak dhe ishte kthyer në barrë, me vetëm një ndeshje titullar në Premier League në pjesën e parë të sezonit.

Fillimi ishte i vështirë, Monaco nuk bëri asnjë ndryshim pozitiv me Thierry Henry dhe trajneri i largua, ndërsa është kthyer Leonardo Jardim, duke bërë që situata të përmirësohet me shpejtësi.

Edhe Fabregas tashmë është i qetë dhe sheh me optimizëm nga e ardhshme: "Monaco duhet të luajë në Champions league, ky do të jetë synimi vitin e ardhshëm. Ndoshta duhet të përforcohemi, por është punë e klubit, edhe pse është e qartë që për të garuar për 3 vendet e para duhet një ekip më cilësor".

Pjesa më interesante e konferencës për shtyp të spanjollit ishte e shkuara dhe raporti i tij me trajnerin Maurizio Sarri:"Isha te Chelsea, mund të rinovoja, por një trajner i ri erdhi dhe mori me vete një lojtar që e konsideronte si djalin e tij. E kuptova që nuk do të luaja shumë ndeshje titullar, pak rëndësi kishte sa mirë luaja në krahasim me të tjerët. Duke qenë se dua të luaj rregullisht, vendosa të largohesha".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit