Fabregas: Do të doja të kisha shpejtësinë e Henry, cilësitë e Messi-t dhe zemrën e…

12 Shkurt 2021
16:23
Denis Hakanaj
back button

Cesc Fabregas ka dhënë një intervistë interesante për Goal.

“Nëse do të duhej të zgjidhja futbollistin perfekt mes të gjithë lojtarëve me të cilët kam luajtur, atëherë nuk kam dyshime”, ka thënë spanjolli.

“Do të zgjidhja vetëm një lojtar: Lionel Messi. Ai është futbollist perfekt, nuk duhet të shkoj shumë larg për ta gjetur”, ka shtuar Fabregas, që më pas ka përshkruar cilësitë do të donte të kishte nga lojtarë të tjerë të mëdhenj të futbollit.

“Do të doja të kisha shpejtësinë e Thierry Henry, zemrën e Carles Puyol ose John Terry. Janë këta lojtarët që më pëlqen të shikoj dhe falënderoj Zotin që ka pasur mundësinë të luajë me më të mirët e këtij sporti për shumë vite”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit