Fabregas: I thashë se e kisha të pamundur të luaja ashtu siç donte ai

3 Shkurt 2020
18:20
Denis Hakanaj
back button

Nga janari i 2019-ës, Cesc Fabregas luan në Francë me  Monaco-në, ku është transferuar pas eksperiencave me fanellat e Arsenal-it, Barcelona-s dhe Chelsea-t. Mesfushori ka folur për karrierën e tij në një intervistë të dhënë për Canal Football Club.

TRAJNERËT – “Më është dashur të përshtatem me tipa të ndryshëm trajnerësh. Wenger dhe Guardiola janë të ngjashëm, ndërsa Mourinho kishte një dite plotësisht të ndryshme. Kur erdhi Conte, i kam thënë se e kisha të pamundur të luaja ashtu siç donte ai. Jam përshtatur dhe e kam filluar nga e para”. 

KARRIERA – “Kam kaluar pritshmëritë që kisha kur isha fëmijë. Zoti na jep talentin dhe mua nuk më ka dhënë shumë në këndvështrimin fizik, por më ka dhënë diçka në kokën time që ka funksionuar shumë mirë”.

“Momentet më të këqija? Kur fiton je më i miri, kur humb je më i keqi: nuk ka rrugë të mesme. Kam qenë në nivelet më të larta për 16 vite, ku duhet të jesh më i miri çdo ditë. Zemërohem kur humbas, por ditën pasuese zgjohem me dëshirën për ta kaluar momentin e vështirë: besoj se ka qenë forca ime”.

HENRY – “Më ka ndihmuar shumë kur kam qenë i vogël, kemi patur një lidhje shumë të mirë. Më ka marrë te Monaco në një situatë të vështirë dhe unë mund t’i ndihmoja. Ta ndjek te Montreal? Nuk besoj, kam akoma edhe dy vite e gjysmë kontratë këtu dhe do t’i respektoj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit