Falcao humb durimin: Nuk vazhdohet kështu

23 Dhjetor 2018
22:29
Denis Hakanaj
back button

Kriza e Monaco duket se nuk njeh limite. Bardhekuqtë, në fakt, e kanë mbyllur vitin me një humbje 2-0 të pësuar në shtëpi kundër Guingamp, që mban vendin e fundit në renditjen e Ligue 1. 

Skuadra e Henry, e eliminuar edhe nga Champions League, mbetet në vendin e parafundit me 13 pikë, vetëm dy më shumë se Guingamp. Me 11 humbje të pësuara dhe vetëm 3 fitore në 18 ndeshja, rreziku i rënies nga kategoria është konkret. 

Një situatë kjo që nuk pëlqehet aspak nga sulmuesi Radamel Falcao, i cili ka thënë: "Uroj që në janar klubi të blejë lojtarë të rinj, sepse po luajmë me rezerva dhe futbollistët nuk mund ta përballojnë gjithë këtë presion. Na duhen blerje". 

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit