“Falë Lukaku-t realizova ëndrrën. Ja çfarë do t’i vidhja”

25 Mars 2020
20:06
Denis Hakanaj
back button

“Çfarë pres nga e ardhmja? Gjëra të bukura dhe shpresoj që të vijnë shumë. Nga momenti që zgjohem dhe deri kur bie të fle ëndërroj të fitoj diçka me fanellën zikaltër. Të shohim nëse kjo ëndërr do të realizohet”.

Kjo është ambicia e sulmuesit të ri të Inter-it, Sebastiano Esposito, që këtë viti ka debutuar në Champions League kundër Borussia Dortmund, më i riu në histori pas Bergomi-t në Kupën e Kampionëve.

Me golin e shënuar kundër Genoa-s dhjetorin e kaluar në moshën 17 vjeç, ai është bërë lojtari më i ri zikaltër që ka shënuar në Meazza. Një gol me penallti, që i është dhuruar nga Romelu Lukaku, moment për të cilin ka folur nga apartammenti i tij në video intervistën që Inter-i organizon pothuajse çdo ditë në rrjetet sociale:  

“Kam dëgjuar të gjithë tifozët që e donin këtë gjë dhe Lukaku ka realizuar ëndrrën më të rëndësishme të jetës sime. Falënderoj tifozët dhe Romelu-n për njeriun që është. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, që nga miqësoret e para”.

“Çfarë do t’i vidhja? Golat. Sepse janë të pakët ata që kanë shënuar kaq shumë dhe sepse ai tallet me mua duke më thënë se kam shënuar shumë pak”, ka përfunduar Esposito.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit