“Falë tij diçka ndryshoi brenda meje”, Dembele: Ky është objektivi im…

22 Shtator 2022
15:44
Denis Hakanaj
back button

Intervistë me RMC Sport për Ousmane Dembele, i cili thuajse u largua nga Barcelona, është kthyer në një prej lojtarëve kyç të skuadrës së drejtuar nga Xavi. Jo vetëm. Paraqitjet e tij të mira i kanë siguruar atij rikthimin në kombëtaren franceze pas më shumë se një viti mungesë.

NDRYSHIMET – “Ka pasur shumë ndryshime te Barcelona. Ardhja e një trajneri të ri (Xavi), edhe nëse shkoi mirë me Ronald Koeman, një shkëndijë u ndez me të dhe u ndjeva sërish i rëndësishëm.

“Për fat nuk kam pasur asnjë dëmtim; ndihem mirë në Barcelonë dhe kam besimin e të gjithë ekipit, të gjithë klubit. Jam i lumtur”, tha Dembele.

“Nëse kam ndryshuar stilin e jetës? Më parë isha i ri, si gjithë të tjerët. Mund të dilnim por jo aq shumë, jo sa e imagjinoni. Pastaj u rrita, fitova pak përvojë”.

XAVI – “Nëse Xavi ka qenë vendimtar? Sigurisht. Të kesh një trajner që të beson është shumë e rëndësishme për një lojtar më të mirë. Mbaj mend që kisha besimin e Rolland Courbis te Rennes dhe unë lulëzova.

“Thomas Tuchel bëri të njëjtën gjë te Dortmund dhe tani po ndodh me Xavi-n te Barcelona. Gjëja më e rëndësishme është të kesh një trajner që mund të të besojë”.

OBJEKTIVAT – “Të fitojmë Champions League me Barcelona-n, dua t’ia kthej trofeun klubit. Kanë kaluar shtatë vjet që kur e fitoi për herë të fundit.

“Kam qëndruar edhe për këtë: kam besimin e Xavi-t, ndihem mirë në dhomat e zhveshjes, me gjithë këta të rinj. Kam gjashtë vjet në Barça, kam dashur të qëndroj dhe ia kam thënë gjithmonë trajnerit.

“Më kujtohet një takim me Xavi-n në dhjetor, ku i thashë se do ta nënshkruaja kontratën. Më pas ndodhi ajo që ndodhi, por gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj te Barcelona”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit