“Falë zotit që e lindi”, – Sarri me deklaratën e vitit për Ronaldon

23 Janar 2020
15:24
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka lëshuar një batutë të fortë në lidhje me Cristiano Ronaldon. Tekniku italian ka shprehur gjithë vlerësimin e tij për mamanë e portugezit, Maria Doloresin, që ka lindur një fëmijë si yllin i bardhezinjëve. 

“Ronaldo është fantastik në këtë moment dhe po shënon në mënyrë impresionuese. Ai është një kampion, një nga më të mirët e historisë dhe do të ishte e rëndësishme për ne që ta ndihmonim të fitonte topin e gjashtë të Artë. Do të na bënte ne të lumtur. 

“Nuk mund të marr merita për gjendjen e tij momentale. Duhet t’i jepni merita vetëm mamasë së tij që ka krijuar një specie të tillë”, – tha numri një i stolit. Sarri duket se po shijon versionin më të mirë të Ronaldos. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit