“Faleminderit vëlla!” Tifozët turq mbushin me komente. Strakosha u ngushëllua nga ky futbollist direkt pas gafës

17 Shtator 2021
18:47
Telesport
back button

Një natë makth që vështirë se do të harrohet. Thomas Strakosha e dënoi Lazion në humbjen e tyre të parë në Ligën e Evropës në debutimin e tyre në fazën e grupeve 2021/2022 të kompeticionit Uefa.

Portieri shqiptar, i rreshtuar në vend të Reinës në këtë ndeshje për të lënë portierin spanjoll të marrë frymë, ishte protagonisti i një gafe të bujshme që bëri xhiron e botës. Spastrimi i topit nga Lazzari pa që topi të përfundonte vertikalisht te portieri qe po e priste nga lartesia per ta priutr por qe nuk ishte në gjendje ta bllokonte atë duke e shtyrë në portë.

E qeshura e Terimit (gjithashtu jo shumë sportive) dhe stafit të tij pas atij gabimi nga Strakosha, ishin mjedisi për një debutim katastrofik sezonal për portierin biancoceleste i ngushëlluar vetëm nga përqafimi i Milinkovic-Savic.

Në fund të lojës, në profilin e Strakoshës në Instagram, fotografia e fundit e postuar nga lojtari më 8 gusht të vitit të kaluar për të festuar përvjetorin me partnerin e tij u kthye ne vend per fyerje nga tifozët e Lazios, por edhe ‘falënderimet’ sarkastike nga mbështetësit turq që vazhduan gjatë gjithë ditës.

“Zoti ju bekoftë” shkruajnë disa mbështetës të Galatasaray, duke komentuar me ironi gabimin e lojtarit që lejoi skuadrën turke të kapërcejë Lazion 1-0.

“Faleminderit vëlla” lexohet në komente të tjera që përzihen me ato të tifozëve të Lazios, të zhgënjyer dhe të zemëruar për atë gabim të bujshem:

“Mendon për gjithçka, përveç bllokimit të topave”.

Strakosha kishte luajtur vetëm 3 nga 4 ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar para se t’i jepte sërish vendin në portë Reinës, një besnike e Sarrit në këtë vit të parë në stolin e Lazios.

Ekipi i Sarrit, që nga ai moment, nuk ishte në gjendje të reagonte duke gjetur vetëm një përfundim të rrezikshëm nga Pedro i neutralizuar nga Muslera: një tjetër i cili në Lazio u dënua për disa gabime të shumta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit