Fanela e stërvitjes: Reali do të fitojë aq sa Milani me uniformën zyrtare!

6 Dhjetor 2019
15:17
back button

Klubet dhe sponsorët. E ardhmja e futbollit është biznesi dhe tashmë ky është një fakt. Më shumë përfitime dhe para në arka, më shumë merkato dhe investime në struktura e më tej. Por, sponsorët kanë arritur deri aty saqë tashmë nuk u mjafton vetëm fanella zyrtare e ndeshjeve, por edhe ajo që do të veshin në stërvitje.

E bën Chelsea, Manchester United, Liverpool dhe Barcelona, tashmë do ta bëjë edhe Real Madrid, që ka nënshkruar kontratën me Turismo de Turquia, me një vlerë prej 12 milionë eurosh në sezon. Praktikisht, sa përfiton Milani me fanellën e parë nga kontrata me Puma.

Deri tani, në stërvitjet që zhvillohen në Valdebebas, dilte vetëm Fly Emirates, me të cilin Real Madrid ka akord deri në qershor 2022 për vlerën 70 milionë euro në vit. Tani do të dalë sponsori i ri në stërvitje.

Barcelona ka kohë që e bën pasi Rakuten është sponsori kryesor i fanellave të lojës me 55 mln euro në sezon, por ai i stërvitjes është Beko me thuajse 19 mln euro në sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit