Fanella e Michael Jordan shitet për shifrën e çmendur, thyhen çdo rekord

19 Shtator 2022
10:25
Telesport
back button

Kur kanë kaluar gati 20 vite nga tërheqja e tij nga sporti, por ish-basketbollisti Michael Jordan mbetet një nga sportistët më të dashur në botë. Aq sa të bindë dikë të shpenzojë më shumë se 10 milionë dollarë në ankand për fanellën që ai ka veshur në ndeshjen e parë finale play off në NBA, në vitin 1998, me skuadrën e Chicago Bulls.

Në atë ndeshje, fituar nga Utah Jazz pas kohës shtesë, Michael Jordan realizoi 33 pikë. Ky ankand vendosi disa rekorde, pasi fanella e Jordan shitur për më shumë se 10 milionë dollarë është fanella sportive më e shtrenjtë shitur ndonjëherë. Ajo theu rekordin prej 9.3 milionë dollarë që mbahej nga fanella e Diego Maradona.

Bëhet fjalë për fanellën që Maradona kishte veshur në ndeshjen ndaj Anglisë, kur realizoi golin me dorë (botërori i vitit 1986). Ky është gjithashtu objekti më i shtrenjtë i shitur dhe që i përket Jordan, duke thyer rekordin e një kartoline të autografuar prej basketbollistit, dhe që ishte shitur për 2.7 milionë dollarë.

Sotheby’s, që organizoi ankandin, priste një ofertë deri në 5 milionë dollarë, por arritën mbi 20 oferta, duke bërë që çmimi fillestar të dyfishohej. Kjo shumë, mbi 10 milionë dollarë, ka vendosur edhe rekordin e fanellës sportive më të shitur në NBA. Rekordi i mëparshëm ishte 3.7 milionë dollarë i një fanelle të Kobe Bryant (Lakers).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit