Fanella e re e Gjermanisë shfaqet online

8 Tetor 2019
17:45
back button

Fanella e re e Gjermanisë e cila do të përdoret në Euro 2020 pritet të publikohet në nëntor, por që tani kemi fotot e para të saj.

Në rrjetet sociale është zbuluar se fanella është me të bardhën klasike dhe do të ketë vija të zeza horizontale .

Ngjyrat e flamurit kombëtar, e kuqja, e verdha dhe e zeza janë vendosur te mëngët.

“Është një fanellë tepër moderne e kombinuar me një interpretim dinamik të flamurit,” shkruhet në portalin e footyheadlines.

Ndërsa fanella e dytë, e cila do të jetë e zezë me vija gri, pritet të dalë në treg në mars të vitit 2020.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit