Fanellë kampioni dhe lajm fantastik, Partizani tregon gjendjen e Teqjes

10 Tetor 2019
15:25
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm i madh ka ardhur nga skuadra e Partizanit, pasi Aldo Teqja është drejt rikuperimit total. Ai është vizituar ditën e sotme nga drejtori Olsi Rama, trajneri Franco Lerda dhe zyrtari Gjergji Xharo në spitalin ku po qëndron. 

24-vjeçari e ka kaluar krejtësisht rrezikun dhe fatmirësisht nuk i duhet të qëndrojë më shumë në ambientet spitalore. Teqja ra nga kati i gjashtë i pallatit të tij dhe shpëtoi për mrekulli. 

Drejtori Rama i çoi dhuratë një fanellë të titullit të fituar. Trofeu i ngritur ishte i 16 për skuadrën kryeqytetase dhe simbolet e tij ndodhen në fanellën. Teqja iu bashkua “Demave të kuq” në merkaton e verës. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit