Fangaj dhe goli spektakolar ndaj Tiranës: Instikt, nuk e prisja!

15 Dhjetor 2018
16:33
back button

Quhet Abdurraman Fangaj, është vetëm 21 vjeç dhe është xhevahiri i ri i Laçit, që së shpejti pritet ta shesë jashtë vendit. Mbrojtësi i talentuar, i cili te Shqipëria U21 nuk është parë fare (!), shkëlqeu edhe ndaj Tiranës, duke shënuar edhe një gol fantastik.

Pas ndeshjes, në "Gol pas goli" në Supersport, mbrojtësi shkodran foli për golin e shënuar dhe për ndeshjen.

Goli? "Nuk e prisja realisht atë gol, ishte instikt i momentit, nuk është se e mendova se mund të shënoja me atë depërtim.

Prenga? "Të gjithë trajnerët kanë punuar me përkushtim dhe i falënderojmë, por edhe Prenga e njeh mirë ambientin e Laçit, ishte në verë me ne dhe e dimë sa mund të na ndihmojë, me cilësitë e tij.

Terreni i lojës, në gjendje mjaft të keqe: "Normale, terreni sa vinte e rëndohej. Nuk kemi ç'bëjmë, kjo është fusha.

Loja? "Është e vërtetë që vuajtëm sidomos në pjesën e dytë, duhej të merrnim më shumë përsipër dhe të luanim më mirë.

Ngo'o? "Është lojtar i fuqishëm, shumë i zoti edhe në ajër, ndaj vuajtëm. Tirana po luante me topa të gjatë dhe ashtu Ngo'o është i favorizuar".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit