Fantastike, dy yjet e së ardhmes zbulojnë fanellën e dytë të Interit (FOTO)

25 Qershor 2019
9:44
back button

Pasi na njohu me një ndryshim rrënjësor në fanellën e parë, zikaltrit e Inter kanë sjellë një revolucion tek fanella e dytë, atë që do të veshin për ndeshjet në transfertë.

Ndryshe nga vitet e shkuara, sezonin e ardhshëm Inter do të vishet me një fanellë në ngjyrë mikse mes të kaltrës dhe jeshiles, e detajuar me të zezën dhe vija të arta.

“E frymëzuar nga eleganca e Milanos dhe risjell fanellën e veshur nga Julio Cesar në vitin e tripletës historike”, shkroi klubi zikaltër në prezantim, ku ishte përzgjedhur Lautaro Martinez dhe Milan Skriniar, si dy yjet e së ardhmes së tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit