Fantazisti i harruar kërkon largimin nga Tottenham

2 Dhjetor 2019
19:16

Giovani Lo Celso është huazuar këtë sezon nga Real Betis Sevilla te Tottenham Hotspur.

Megjithatë, 23-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të tregojë aftësitë e tij si nën drejtimin e Pochettino-s, ashtu edhe nën drejtimin e Mourinho-s.

Sipas Marca, Lo Celco po mendon seriozisht të ndërpresë huazimin dhe të rikthehet në La Liga.

Argjentinasi ka frikë se nëse vazhdon të qëndrojë në Londër do të humbasë vendin e tij te përfaqësuesja e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit