Fatale te Partizani dhe Teuta, shkarkohen Lerda dhe Shkëmbi

14 Dhjetor 2019
20:40
back button

Humbja e derbit të parë në 5 vjet nuk është kaluar pa pasoja te skuadra e Partizanit. Përkundrazi, disfata 1-2 ndaj bardhebluve dhe humbja e kreut të klasifikimitm i ka kushtuar shumë shtrenjtë trajnerit Italian Franco Lerda.

Klubi i kuq ka dalë pasditen e të shtunës me njëkomunikatë të shkurtër dhe konçize në rrjetet sociale, nëpërmjet të cilës njoftoi vendimin e presidentit të të kuqve, Gazmend Demi për të shkarkuar trajnerin Lerda.

Zhvillime të ngjashme edhe në kampin durrsak, me klubin e Teutës që ka shkaruar trajnerin Bledi Shkëmbi. Ky i fundit u largua menjëherë pas disfatës së thellë që durrsakët regjistruan këtë të shtunë ndaj Kukësit, me rezultatin 4-0.  

Ndonëse kanë kaluar vetëm pak minuta nga dy shkarkimet, në të dy kampet në të vërtetë ka nga një të përzgjedhur si kandidat favorit për të marrë drejtimin. Kështu, te Partizani flitet për Orges Shehin, ndërsa te Teuta lakohet emri i Sulejman Starovës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit