Fati i Milanit, në duart e… Britanisë së Madhe! Rangnick-Elliott presin vetëm një “dritë jeshile”

2 Qershor 2020
12:34
Telesport
back button

Milani ka hedhur themelet për revolucionin e radhës, edhe pse pandemia ka ngadalësuar procesin që do të kishte qenë shumë herë më i shpejtë. Figura kryesore e “kursit të ri” do të jetë padiskutim  Ralf Rangnick, që ka rënë dakord parimisht për të marrë në dorë kuqezinjtë dhe komanduar në çdo sektor që nuk përfshin aspektin burokratik dhe financiar.

Paolo Maldini, me shumë mundësi, do të “divorcohet” nga kuqezinjtë sidomos për fjalinë e thënë disa muaj më parë në lidhje me afrimin e mundshëm ose jo të gjermanit (“Nuk e shoh si figurën e duhur për Milanin”). Bashkë me ish-kapitenin, edhe Stefano Pioli përgatitet të përshëndesë, edhe pse Gazidis ka vlerësim maksimal për punën që tekniku ka bërë deri tani (përpos disa ndeshjeve që nuk i kanë pëlqyer, si ajo në Bergamo).

Gattuso: "The club makes me feel at ease and I can't think about ...

Tani mbetet për t’u përcaktuar roli i ish-trajnerit dhe drejtuesit të Salzburg dhe Leipzig. Rangnick është duke mësuar edhe italishten ndërkohë, për të mos hasur vështirësi përshtatje dhe për të qenë në kontakt me sektorët e ndryshëm të klubit dhe direkt me futbollistët.

Megjithatë, menaxheri i njohur në fillim duhet të takojë pronarët e Milanit, pra familjen Elliott. Një ballafaqim direkt dhe jo në lidhje telefonike apo videokonferencë me Gordon Singer (djali i Paul Singer).

Vendi është caktuar: Angli! Por, problemi qëndron te pandemia dhe te periudha e emergjencës që ende nuk është shuar në Britaninë e Madhe. Sipas “Gazzetta dello Sport”, sapo kryeministri Boris Johnson të japë “ok” për zbutjen e masave izoluese dhe hapjen totale të kufinjve, Rangnick do të fluturojë drejt Londrës për të takuar pronarët e “Djallit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit