Fati i Ronaldos dhe Icardit varet nga Mbappé, çfarë “valsi” i 1001 golave!

23 Korrik 2021
11:06
Alfred Lleshi
back button

Përballja po vjen. Pas dy ditësh, Cristiano Ronaldo pritet në Torino dhe do të duhet të thotë një herë e përgjithmonë se çfarë dëshiron të bëjë. Nëse do të donte të ndryshonte mjedis, alternativa e vetme e identifikuar nga Jorge Mendes e çon në Paris. Ku tashmë është kthyer nga pushimet Kylian Mbappé, prej të cilit varet gjithçka. Ai e di se çfarë duhet të bëjë, do të shkojë te Real Madridi, tani ose pas një viti.

Përkundrazi, është PSG-ja që duhet të vendosë nëse do ta humbasë atë falas, verën e ardhshme, apo do të pranojë tani një çek të nënshkruar nga Florentino Perez. Nëse shet 22-vjeçarin, klubi parizien e ngushëllon veten, si të thuash, me Ronaldon. Rrethi mbyllet kështu, nuk është e lehtë të kuptohet se ku fillon dhe ku mbaron. Portugezi deri më tani ka pritur lëvizjet e Al-Khelaifi, duke e vendosur Juven në rolin e “gomës rezervë”. Bardhezinjtë duan të kuptojnë nëse do të përballet me sezonin e ri me ose pa të. Nëse CR7 vendos të niset për në Paris, sigurisht që nuk mund ta bëjë falas.

Interesi i Juves nxitet nga kandidatura e Mauro Icardi, i cili dërgon mesazhe dashurie përmes rrjeteve sociale, ndërsa PSG e ka bërë dalje atë. Nëse shkëmbimi me Maurito zbehet për një arsye ose një tjetër, atëherë Juve do të kërkojë Leandro Paredes. Mendime të ndryshme, vlerësime që varen nga Ronaldo dhe akoma më shumë nga Mbappé. Në letër, të dy mund të lëvizin falas pas një viti. Këto ditë janë të ethshme, sepse mund të trazojnë merkaton ose ta lënë gjithçka siç është. Të paktën për Realin dhe Juven.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit