Fati ironik, Paredes nuk do të blihet nga Juventusi për faj të… PSG! Motivi

21 Nëntor 2022
16:12
Telesport
back button

Leandro Paredes u shfaq në Katar pas disa muajsh ne hije te Juventus, gjë që e vuri në dyshim serioz qëndrimin e tij pas fundit të sezonit. Argjentinasi është i huazuar nga PSG me një të drejtë blerje, e cila mund të bëhet detyrim vetëm në kushte të caktuara, përfshirë avancimin në Champions League. Me eliminimin në fazën e grupeve – shkruan La Gazzetta dello Sport – u zhduk edhe eventualiteti i detyrimit për blerje!

Marrëveshja e re? – Tani Paredes do të përqendrohet te Argjentina, pastaj do të duhet të mendojë për të rifituar vendin e tij te Juventusi. Pa detyrim, me rastin Leandro Paredes të shtyre nga janari e në vazhdim, drejtuesit e Juventusit dhe PSG-së mund të takohen për të rinegociuar shumën e shpërblimit.

Në marrëveshjen e gushtit ishte 22.6 milionë euro, plus tarifat shtesë dhe shpërblimet për të arritur një maksimum prej 27.8 mln euro. Është e vështirë për Juventusin t’i konsiderojë këto shifra të njëjta në qershor, pavarësisht se si do të shkojë pjesa tjetër e vitit.

Shpërthimi i Fagiolit, rritja e Mirettit dhe rikthimi i Locatellit e bëjnë të ndërlikuar qëndrueshmërinë e Paredes, pa përmendur pagën maksimale prej 7.5 milionë euro në sezon. Me pak fjalë – përfundon La Gazzetta dello Sport – për momentin opsioni më logjik është ai i një rikthimi në Paris në korrik.

Juventusi e kishte marre Paredes duke menduar se do te nevojitej por sot ai nuk eshte edhe aq i nevojshem ne planet e klubit. Ne fakt, do te kthehet edhe Pogba dhe deri ne fund te vitit eshte gjithashtu Rabiot. Shume alternativa, duke shtuar edhe McKeennie, edhe pse ne janar amerikani mund te largohet gjithashtu…

Juventus po përgatitet për merkaton e janarit dhe siç raporton Tuttosport, prioritet për dritaren e dimrit është ndërhyrja në korsitë anësore. Ndaj rimodelimi do të fillojë në funksion të dy lamtumirave të rëndësishme si ato të Juan Cuadrado dhe Alex Sandro, kontrata e të cilëve skadon në qershor dhe me shumë pak mundësi për të vazhduar udhëtimin bardh e zi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit