Fatziu Jovetic, rikthehet pas 5 muajsh por dëmtohet edhe më rëndë

14 Prill 2019
13:09
back button

Stevan Jovetic u rikthye të luajë për Monaco pas 5 muajsh që ka qenë jashtë fushe për shkak të një dëmtimi. Sulmuesi e nisi ndeshjen si titullar por u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 83’-të në barazimin 0-0 ndaj Reims.

Në një duel me një lojtar kundërshtar malazezi ka rënë keq duke shkaktuar probleme në gjurin e tij të majtë. Në fund të ndeshjes trajneri Leonardo Jardim tha se Jovetic mund të ketë këputur ligamentet e gjurit të majtë.

Pas përfundimit të ndeshjes 29-vjeçari u pa duke u larguar nga stadiumi i ndihmuar nga patericat, për shkak të dhimbjeve që kishte në këmbën e majtë.

Nëse konfirmohet këputja e ligamenteve, për ish-sulmuesin e Inter dhe Man. City parashikohet që të qëndrojë 6-7 muaj sërish jashtë fushave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit