Favre: A do ta dënoj Sancho-n? Të shohim…

12 Shkurt 2019
22:16
back button

Borussia Dortmund do të ketë disa mungesa në ndeshjen ndaj Tottenham në 1/8-at e Champions League, por trajneri Lucien Favre nuk kërkon të justifikohet. 

“Nuk ja vlen të flasësh për ata që nuk do të jenë në fushë. Duhet t’ia dalim edhe pa lojtarët e dëmtuar,” shprehet Favre për gazetarët. 

BVB duhet të luajë pa Marco Reus, Paco Alcacer, Julian Weigl, Lukasz Piszczek dhe Manuel Akanji në Wembley. 

“Edhe me një skuadër të plotë do të ishte e vështirë ndaj Tottenham. Ata ndodhen në vend të tretë në Premier League.”

“A do ta dënoj Sancho-n? Do të shohim. Do të flasim për këtë çështje mes nesh brenda ekipit.”

Sancho vonoi udhëtimin e Dortmund pasi kishte harruar pasaportën. 

Tottenham gjithashtu ka probleme me dëmtimet. Harry Kane dhe Dele Alli nuk do të jenë gati për sfidën e Dortmund. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit