Favre dhe Reus sfidojnë bavarezët: Nëse gjërat vazhdojnë kështu, Dortmundi…

4 Gusht 2019
9:14
Alfred Lleshi
back button

Borusia Dortmundi dukej më e ndritshme në Superkupën e Gjermanisë. Sidomos në kundërsulm, verdhezinjtë u treguan “vrasës”. Duke shfrytëzuar edhe gabimet e kundërshtarit, të besuarit e trajnerit Lucien Favre shënuan dy gola ndaj Bayern Munich dhe fituan trofeun. Kjo do të thotë se rivaliteti mes këtyre dy skuadrave do të jetë maksimal edhe në sezonin e ri futbollistik në Gjermani. Trajneri Favre ishte i lumtur me suksesin:

 “Absolutisht, ne kemi dashur ta fitojmë këtë ndeshje. Bayerni ishte shumë i fortë dhe e zotëroi topin shumë. 65 për qind mendoj se është vërtet shumë. Megjithatë, ne krijuam shanse të qarta shënimi dhe u mbrojtëm me durim. Në prapavijë ishim shumë kompaktë. Ne luajtëm shumë, shumë mirë”.

Nga ana e tij, kapiteni i Dortmundit, Marco Reus, shtoi: “Nëse gjërat vazhdojnë kështu deri në fund të sezonit të ri, atëherë nuk dalim pa trofe. Ishte një fillim i mbarë sonte. Sidoqoftë, një ndeshje e vetme nuk mund të jetë pikë referimi e vërtetë për krejt sezonin që na pret. Gjithsesi, ishte një lojë spektakolare nga ana jonë. Ishim më efektivë se kundërshtari dhe e merituam të fitonim”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit