Favre ironizon Kovac: Jo gjithnjë gjuetari e arrin prenë që dëshiron

20 Janar 2019
12:55
Telesport
back button

Skuadra e Borussia Dortmund ka ruajtur distancat me Bayern Mynih, duke qëndruar 6 pikë larg në renditjen e Bundesliga edhe pas ndeshjeve të para të fazës së dytë. Verdhezinjtë e trajnerit Favre fituan me vështirësi 1-0 në fushën e Leipzig, por në fund rëndësi kishin 3 pikët.

Nuk ndjejmë ndonjë presion ekstra në këto ndeshje edhe pse Bayern luajti një ditë para nesh dhe fitoi. Në bëmë punën tonë, fituam dhe morëm 3 pikët”, tha Lucien Favre.

Më tej, trajneri i Borussia Dortmund ka replikuar me trajnerin e Bayern Mynih, Niko Kovac, që tha se skuadra e tij është gjuetari, që po ndjek prenë. “Janë të dytët dhe mund të qëndrojnë në atë pozicion deri në fund të sezonit. Jo gjithnjë gjuetari e arrin prenë e tij”, u shpreh Favre, që tha se Borussia këtë sezon synon të ndalë hegjemoninë e bavarezëve.

E nisëm mbarë këtë vit, me një fitore të rëndësishme në një fushë të vështirë. Skuadra ishte e përqendruar dhe tregoi se mund të fitojë edhe pse mes vuajtjeve. Por këto fitore na karikojnë edhe më shumë për të ardhmen”, tha Favre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit