Favre u tërheq veshin lojtarëve: U surprizuam në start, këto gabime na hoqën titullin

17 Gusht 2019
20:11
Telesport
back button

Borussia Dortmund e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon në Bundesliga, duke fituar 5-1 ndaj Augsburg. Një ndeshje që pati një surprizë në start, me miqtë që realizuan gol në minutën e parë, duke e ndërlikuar mjaft ndeshjen e vendasve.

Gjithsesi, Borussia barazoi shpejt dhe në pjesën e dytë shpërtheu me 4 gola. “U surprizuam shumë shpejt. Pësuam gol pas 30 sekondash. Por ishim të qetë dhe shumë shpejt barazuam, duke marrë frenat e lojës në dorë. Nuk duhet të gabojmë më, pasi këto gabime vjet na hoqën titullin”, tha Lucien Favre, trajneri i Borussia.

Në pjesën e dytë e patëm të lehtë, ku luajtëm mjaft mirë. Rezultati ishte mëse i merituar. Gjithsesi, kemi ende disa gjëra për të sistemuar dhe ku do të punojmë. Duam të bëhemi edhe më të mirë nga dita në ditë. E rëndësishme për mua është që lojtarët të bëjnë progres çdo ditë, si individualisht ashtu dhe si grup”, tha Favre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit