Favre zbulon avantazhin që vjen nga mungesa e tifozëve në stadium

23 Maj 2020
22:34
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund ka marrë fitoren e radhës në Bundesliga, pasi ka mundur me rezultatin 2-0 skuadrën e Ëolfsburg në javën e 27-të të kampionatit.

Një fitore që i mban verdhezinjtë katër pikë larg Bayern-it kryesues në prag të përballjes direkte që do të zhvillohet mes dy ekipeve të martën e ardhshme.

Trajneri Lucien Favre e ka komentuar me këto fjalë të thëna për Kicker.de fitoren e suadrës së tij, duke zbuluar edhe një avantazh që vjen nga mungesa e tifozëve në stadium.

“Kemi fituar me meritë dhe kemi treguar që në fillim se donim të fitonim. E kemi menaxhuar shumë mirë pjesën e parë. Mungesa e publikut? Mirë edhe kështu, lojtarët më dëgjojnë më mirë”, ka thënë ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit