Favre zbulon sekretin: Ja si e mundim Bayern dhe fitojmë titullin

5 Prill 2019
17:46
Telesport
back button

Të shtunën në mbrëmje, në “Allianz Arena” do të luhet ndeshja e madhe për titullin kampion në Bundesliga mes Bayern Mynih dhe Borussia Dortmund. Bavarezët janë dy pikë pas Borussia në renditje dhe vetëm fitorja mund të përmbysë renditjen. Gjithsesi, miqtë nga Dortmundi vijnë në këtë ndeshje me një objektiv të qartë, fitoren dhe trajneri i tyre Lucien Favre tregon se si mund të arrihet ajo.

Nuk ka rëndësi rezultati. Mund të fitojmë, të barazojmë apo humbasim. Në çdo rast, ndeshja e nesërme ndaj Bayern nuk ka rëndësi për titullin, pasi kjo betejë do të jetë e hapur deri në javën e fundit të kampionatit. Duhet t’i fitojmë të gjitha”, tha Favre.

Më tej, trajneri i Borussia shtoi: “Edhe Bayern ka pika të dobta, edhe pse ato janë të pakta. Duke parë ana tjetër e medaljes, kanë shumë pika të forta. Nëse duam t’i mundim, duhet të bëjmë një ndeshje të përkryer. Ky është sekreti i vetëm”, tha Favre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit