“F*cking boss…”; Casillas zbulon çfarë i tha Ramos-it pas fitores së “La Decima”

6 Qershor 2020
12:34
Alfred Lleshi
back button

Iker Casillas me kënaqësi e ka kujtuar triumfin e 10-të të Real Madridit në Ligën e Kampioneve. Ai sjell në vëmendje cfarë diskutoi me shokun e tij të skuadrës, Sergio Ramos, pas finales së atij viti. “Los Blancos” duhej të prisnin 12 vite për “La Decima”, duke u bërë klubi i parë në historinë e futbollit, që e arritën këtë cak, falë fitores 4-1 ndaj rivalëve të qytetit, Atletico Madrid, në “Estadio da Luz’ të Lisbonës, më 24 maj 2014.

Sidoqoftë, Real Madridi ishte duke flirtuar me humbjen atë mbrëmje. “Rojiblancos” kaluan në avantazh me golin e Diego Godin, pas 36 minutave lojë, teksa qëndruan të pandëshkueshëm deri në limitin e kohës shtesë, kur barazoi me kokë Sergio Ramos, në minutën e 93-të. Në shtesën ekstra (2×15), skuadra e Carlo Anceotti u bë e papërmbajtshme, duke shënuar me Gareth Bale, Marcelo dhe Cristiano Ronaldo.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në Twitter, Casillas zbuloi se rezervoi lëvdata të veçanta për Ramos, pas lojës: “Unë i thashë: Ju jeni “f*cking boss”, gjithmonë do të kujtoheni si lojtari që fitoi “La Decima”. Më pas i dhashë një puthje. Për mua, vërshëllima e fundit ishte një lehtësim i madh. Ndihesha shumë i lumtur për fansat. Unë mendoj se vuajtja për kaq shumë kohë për ta fituar Champions-in e dhjetë i dha atij trofeu një aromë të veçantë. Do të kalonim disa vite të vështira në Europë dhe në fund ishim në gjendje të arrinim një sukses kaq të rëndësishëm”.

Iker Casillas fitoi tre tituj të Champions-it me Real Madridin, me suksesin e fundit të tillë në vitin 2014. Sidoqoftë, nuk ishte kujtimi i tij më i dashur i një finaleje të këtij kompeticioni kjo e këtij edicioni (2014): “Finalja e vitit 2000, natyrisht, është më e dashura për mua. Ishte triumfi im i parë në Ligën e Kampionëve”. Casillas, i cili e përfundoi karrierën e tij te Porto, luajti 725 herë për “Los Blancos”, duke përfshirë më shumë se 150 ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit