Federata Italiane uron Serinë A, por harron njërën nga skuadrat

2 Janar 2021
10:16
Telesport
back button

Ka nisur me një gafë viti 2021 i Federatës Italiane të Futbollit, që përmes një postimi në “Twitter”, më pas i hequr, ka uruar skuadrat e Serisë A për Vitin e Ri 2021.

Gjithsesi, në këtë postim ishin 19 nga 20 skuadrat e Serisë A, pasi mungonte skuadra e Lazio.

Në foto ishin lojtarët simbolë të skuadrave të Serisë A, por mungonte ai i Lazio. Federata e kuptoi gabimin dhe e hoqi foton, për të postuar një të re pasi e korrigjoi gafën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit