Federer dhe Nadal vendosin rekordin historik të tifozëve në një ndeshje

10 Shkurt 2020
9:52
Telesport
back button

Roger Federer dhe Rafael Nadal, në një ndeshje bamirësie të zhvilluar në Afrikën e Jugut, kanë vendosur rekordin historik të tifozëve të pranishëm në një ndeshje tenisi. Për këtë takim, të zhvilluar në një stadium futbolli në Cape Town”, kanë qenë të pranishëm 51.954 tifozë (rekordi i mëparshëm ishte 42.517 në një ndeshje mes Federer dhe Alexander Zverev, në Meksikë).

Dy gjigandët e tenisit botëror morën pjesë në këtë ndeshje bamirësie, ku i pranishëm ishte edhe Bill Gates e mjaft personalitete. Të ardhurat e mbledhura nga kjo ndeshje shkuan për bamirësi, për fondacionin e Roger Federer dhe jo vetëm. Një ndeshje spektakolare e dy tenistëve, fituar 2-1 (6-4, 3-6, 6-3) nga Federer. Takimi u mbyll me një përqafim të ngrohtë të dy tenistëve rivalë.

Nga kjo ndeshje janë arkëtuar 3 milionë dollarë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit