Tenis

Federer fiton dhe rihap kualifikimin për në gjysmëfinalet e ATP Championship

Pas zhgënjimit në ditën e parë të finaleve të turneut ATP Championship që po zhvillohet në Londër, ku u mund nga Kei Nishikori, ka ardhur reagimi i Roger Federer, që triumfoi 2-0 ndaj austriakut Dominic Thiem (6-2, 6-3). Sukses që mban ende në lojë tenistin zviceran, që me një fitore e një humbje në grupin “Lleyton Hewit” është ende në garë për një vend në gjysmëfinalet e këtij eventi, i fundit sezonal në sportin e tenisit.

Ja rezultatet e dites se pare te turneut londinez

Por për Federer nuk ka për të qenë aspak i lehtë kualifikimi, pasi në ndeshjen e tretë në grup do të përballet me afrikano-jugorin Kevin Andrson, që i ka fituar dy ndeshjet e para. Anderson mundi në takimin e dytë 2-0 (6-0, 6-1) japonezin Kei Nishikori, duke treguar një formë të mirë në dy përballjet e deritanishme. Edhe japonezi është ende në garë, por i duhet fitorja në duelin e fundit ndaj Thiem, ndaj ky grup është plot me surpriza.

Në grupin tjetë, atë “Guga Kuerten”, do të luhen sot dy ndeshjet e dyta, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë Novak Djokovic e Alexander Zverev, të dy fitues në takimet e para. Ndërsa ndeshja tjetër është ajo mes Marin Cilic e John Isner.

Më shumë nga Tenis