Federer gati pas operacionit, në fushë në mesin e korrikut

2 Qershor 2020
11:02
Telesport
back button

Roger Federer, që në shkurt të këtij viti u operua në gju, mund të rikthehet në fushë që në korrik. Tenisti zviceran ka marrë ftesë nga Edwin Weindorfer për të luajtur në një turne “show” që zhvillohet më 13 korrik në Berlin, Gjermani.

Në këtë turne do të luajnë disa nga tenistët më të mirë në botë si Alexander Zverev, Dominic Thiem, Nick Kyrgios dhe Yannik Sinner. Federer ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare, por mendohet se zvicerani do të jetë në këtë turne.

Të gjitha eventet zyrtare të tenisit janë ndaluar deri më 31 korrik për shkak të koronavirus. Federer aktualisht është duke u stërvitur me ritme të ulta dhe mund ta shfrytëzojë turneun berlinez për të testuar formën pas operacionit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit