Federer i dëshpëruar: Nuk më besohet ende ajo që ndodhi

15 Korrik 2019
10:18
Telesport
back button

Roger Federer ka mbetur shumë i zhgënjyer nga humbja e finales së Wimbledon, ku u mund 3-2 pas 5 orësh lojë nga Novak Djokovic. Zvicerani pati mundësinë që ta fitonte këtë turne për të 9-n herë, por nuk arriti t’i shfrytëzojë dy mundësitë që pati edhe pse kishte shërbimin në dispozicion.

Nuk më besohet që humba atë shans për fitoren. Pasi humba atë mundësi u mundova të isha pozitiv, pasi ishim barazim 8-8 në setin final. Dhimbja që përjetoj tani pas këtij takimi është e madhe. Është njësoj si humbja e vitit 2008. Nuk e kuptoj nëse është njësoj të humbasësh kështu pas 5 setesh apo pas tri setesh me shifrat 6-2”, tha Federer.

Gjithsesi, humbja është humbje. ndihem i zhgënjyer, i trishtë, i mërzitur. Një mundësi e artë e humbur, ndaj nuk më besohet ende që nuk ia dola mbanë. Tani për tani kjo gjë të dhëmb. Çdo humbje në Wimbledon është e rëndë për mua, por e di që me kohën gjithçka do të kalojë”, u shpreh më tej Federer, numri 3 në botë.

E ardhmja? Do të ngre kokën dhe do të shoh përpara. Do të përpiqem ta harroj sa më shpejt këtë sfidë dhe të marr prej saj vetëm anët pozitive. Nuk dua të kaloj në depresion. Do të nis të mendoj që tani për turnetë e tjerë”, tha Roger Federer, fitues i 20 grand slam në karrierë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit