Federer i jashtëzakonshëm, fiton trofeun nr.100 në karrierën e tij

2 Mars 2019
17:27
Telesport
back button

Roger Federer ka triumfuar sot në turneun ATP 500 të Dubait, titulli nr.100 në karrierën e tij (hera e tetë që Federer fiton këtë turne). Në finalen e zhvilluar pasditen e sotme në fushën me çement, tenisti zviceran mundi 2-0 (6-4, 6-4) rivalin grek Stefanos Tsitsipas. Ky sukses ishte edhe një hakmarrje për eliminimin që pësoi një muaj më parë, në raundin e katërt të grand slam të Australian Open.

Një turne fantastik i tenistit zviceran, aktualisht numri 7 në botë. Ai arriti të triumfojë në të gjitha ndeshjet dhe të ngrejë lart titullin nr.100 në karrierën e tij. Kjo konfirmon faktin se Federer mbetet një tenist i jashtëzakonshëm, që pavarësisht se është 37 vjeç nuk arrin të ndalet, duke fituar kudo. Gjithsesi, mosha për të është thjesht një numër, pasi ai vijon të mahnisë.

Tashmë për Federer ka mbetur edhe një rekord për t'u thyer, të arrijë kuotën e 109 trofeve të Jimmy Conors, i vetmi që është mbi zviceranin në këtë renditje. Ata janë të vetmit tenistë që kanë arritur kuotën e 100 titujve në karrierë. "Jam shumë i lumtur për këtë titull të 100-të në karrierë dhe mbi të gjitha që e arrij këtu në Dubai, një vend i veçantë për mua. Më duket sikur jam në ëndërr", tha Federer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit