Federer në gjysmëfinalet e Wimbledon me rekord, “OK” edhe Djokovic

10 Korrik 2019
19:27
Telesport
back button

Roger Federer, 8 herë fitues i grand slam-it të Wimbledon, ka siguruar sot kualifikimin për në gjysmëfinalet e turneut londinez. Numri 3 në botë mposhti 3-1 në çerekfinale japonezin Kei Nishikori. Një ndeshje që nisi keq për zviceranin, që humbi 6-4 setin e parë, por më tej përmbysi gjithçka në favorin e tij.

Federer konfirmoi edhe një herë se në fushat me bar është një “magjistar”, duke treguar epërsi në fushë. Zvicerani fitoi 6-1, 6-4, 6-4 tri setet e tjera, duke u kualifikuar me meritë në gjysmëfinalet e këtij turneu për të 13-tën herë. Federer vendosi edhe rekordin e fitores nr.100 në Wimbledon, askush si ai.

Përballë Federer në gjysmëfinale do të jetë fituesi i duelit mes Rafael Nadal dhe Sam Querrey.

Novak Djokovic arriti një fitore të lehtë 3-0 (6-4, 6-0, 6-2) ndaj belgut David Goffin dhe kualifikohet në gjysmëfinale. Një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej gjithçka ishte një formalitet për serbin. Goffin u dorëzua shumë shpejt, duke u eliminuar pa kushte.

Përballë numrit 1 në botë, në gjysmëfinale do të jetë spanjolli Roberto Bautista Agut. Ai mundi 3-1 (7-5, 6-4, 3-6, 6-3) argjentinasin Gudi Pella. Spanjolli pati epërsi shumicën e kohës, duke mos u lëkundur edhe kur humbi setin e tretë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit