Federer merr ofertën e bujshme nga skuadra e futbollit

14 Maj 2020
13:14
Gentian Spiri

FC Villarepos, skuadër e Divizionit të 5-të kampionatit zviceran të futbollit, i ka bërë një ofertë zyrtare ikonës së tenisit, Roger Federer, për të nënshkruar një kontratë me këtë ekip. Përmes një postimi në rrjetet zyrtare, skuadra zvicerane i ka dërguar numrit 4 në botë një pako, me një surprizë.

Në këtë pako është fanella me nr.20 me emrin Federer të shkruar si dhe një kontratë e gatshme për t’u firmosur nga tenisti zviceran, një tifoz i futbollit (me ekipin e Basel, vendlindja e tij). Nr.20 në fanellë ka lidhje me 20 grand slam që Federer ka fituar në karrierën e tij.

Mund të themi se jemi klubi më i vogël në Zvicër, pasi kemi një skuadër me 25-30 futbollistë dhe jemi në nivelet më të ulta të futbollit zviceran”, tha Pierre Schouwey, presidenti i FC Villarepos, që pranon se ky është një “mision i pamundur”.

Kam patur mundësi të shoh në “database” të lojtarëve me licensë por pa ekip në Zvicër dhe doli emri i Federer, i cili ka qenë i licensuar me FC Concordia Basel. Me këtë ekip, Federer ka luajtur në katergorinë junior, që më pas e ka dorëzuar licensën e lojtarit në Federatë. Pra, ai nuk i përket asnjë ekip, është lojtar i lirë. Shpresoj të luajë me ne një ditë”, tha Schouwey.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit