Federer operohet në gju dhe humbet gjysmën e sezonit

20 Shkurt 2020
11:45
Telesport
back button

Tenisti zviceran Roger Federer, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se një ditë më parë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e djathtë, operacion që është bërë në Zvicër. Sipas tenistit 38-vjeçar kjo ndërhyrje ishte e domosdoshme, pas edhe disa konsultimeve që ka bërë me mjekët, që e kanë këshilluar se kjo ishte gjëja e duhur.

Për pasojë, Federer do të mungojë për 3-3 muaj, siç dhe e konfirmon vetë tenisti. “Si pasojë e operacionit, për fat të keq, jam i detyruar të mos luaj në disa nga turnetë që kisha planifikuar. Do të mungojë në Dubai, Indian Wells, Bogota, Miami dhe në Roland Garros”, thotë Federer. Ai konfirmon se do të rikthehet të luajë në fushat me bar, duke nisur nga qershori.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit