Federer rikthehet në fushë, debuton me fitore në turneun e Halle

15 Qershor 2021
8:59
Telesport
back button

Pas 3 fitoreve dhe tërheqjes nga grand slam i Roland Garros tenisti zviceran Roger Federer ka nisur përgatitjet për Wimbledon. Numri 8 në botë, ka debutuar në fushat me bar në turneun e Halle (Gjermani).

Në raundin e parë, zvicerani fitoi 2-0 (7-6, 7-5) në 96 minuta lojë ndaj bjellorusit Ilya Ivashka. Federer, që në gusht do të festojë 40-vjetorin, në përgjithësi luajti mirë, por pa shkëlqimin e dikurshëm.

Ka ende vend për përmirësim, por jam i kënaqur për ndeshjen time të parë në fushat me bar”, u shpreh Federer, fitues i 20 grand slam. Këtë vit ai synon triumfin nr.9 në Wimbledon, që nis pas 15 ditësh në Londër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit