Federer rikthehet në Wimbledon, jep mesazhin surprizë për fansat e tij

4 Korrik 2022
11:12
Telesport
back button

Roger Federer është rikthyer në Londër dhe ka zbritur në fushat me bar të Wimbledon, për të marrë pjesë në festën e organizuar me rastin e 100-vjetorit të “All England Club”, aty ku zhvillohen ndeshjet e këtij eventi.

Federer është tenisti që e ka fituar më shumë se kushdo këtë grand slam, 8 herë dhe gjithnjë ka marrë pjesë në këtë turne, i preferuari i tij, që prej vitit 1999. Këtë vit nuk mori pjesë, por zvicerani ka lëshuar për publikun një dekleratë shpresëdhënëse.

Shpresoj të luaj këtu edhe një herë tjetër. Kam qenë me fat që kam luajtur në këtë fushë mjaft herë dhe besoj se ju kam argëtuar. Për mua është e çuditshme të jem në fushën qendrore si i ftuar dhe jo si sportist”, u shpreh Roger Federer.

Jam i lumtur që shoh mjaft personazhe “big” në këtë fushë, ku kam fituar e humbur shumë. e ndjej mungesën eWiimbledon. E dija që do të kisha një vit të vështirë për shkak të operacionit në gju. Nuk e dija se si do të ndihesha kur nisa këtë udhëtim, por jam i kënaqur”, tha zvicerani.

Ndeshja me Sampras në vitin 2001 dhe fitorja e parë në vitin 2003 përfaqësojnë diçka të rëndësishme për mua. Shpresoj të jem sërish këtu pas një viti”, u shpreh Federer. Në ceremoni morën pjesë edhe ikona të tjera si Bjorn Borg, John McEnroe, Venus Williams etj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit