Federer rikthim triumfues në Madrid: Mu kujtuan kohët e vjetra

8 Maj 2019
11:21
Telesport
back button

Roger Federer e ka nisur me fitore turneun Masters të Madrid, turne që zhvillohet në fushat me dhè. Në këtë sipërfaqe, tenisti zviceran nuk ka luajtur në dy vitet e fundit dhe ky rikthim për të ka qenë i veçantë (ndeshja e fundit ishte më 12 maj 2016). Numri 4 në botë mundi me lehtësi 2-0 (6-2, 6-3) francezin Richard Gasquet në një orë lojë, duke avancuar në raundin e tretë.

Jam i kënaqur që u riktheva në këtë sipërfaqe. Falënderoj publikun që më mbështeti, ishte si në kohët e vjetra. Kjo është një sipërfaqe ku shpesh topi merr drejtim tjetër kur përplaset në tokë, ndaj kjo sfidë nuk ishte e lehtë. Gjithsesi, jam i kënaqur me paraqitjen”, tha Federer.

Në raundin e tretë avancon edhe serbi Novak Djokovic, që mundi 2-0 Taylor Fritz (6-4, 6-2), në një ndeshje të dominuar nga numri 1 në botë. Sot do të debutojë në turneun Masters të Madridit edhe spanjolli Rafael Nadal, që do të luajë ndaj Felix Aliassime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit