Federer: S’më intereson se çdo të ndodhë me tenisin pas asaj dite

4 Mars 2019
12:12
Telesport
back button

E ardhmja e Roger Federer vijon të jetë një enigmë si për tenistin ashtu dhe fansat e tij. Kjo mbetet një nga pyetjet e shpeshta që i drejtohet tenistit zviceran, që ditën e shtunë arriti kuotën e 100 trofeve në karrierën e tij. Federer, fitues i 20 grand slam në karrierë, një rekord, tha: “Kam 20 vjet që luaj tenis. E kam dashur dhe e dua çdo minutë që kam luajtur në fushë në karrierën time”.

Kam kaluar edhe momente të vështira në karrierën time, por ia kam dalë mbanë. Pasi të tërhiqem nga sporti nuk më intereson shumë se çdo të ndodhë me tenisin, se kush do të fitojë. Gjithsesi, jam i sigurtë se do të dalë një yll i ri që do të jetë idhulli i ri i fansave. Do të ketë emra të rinj që do të fitojnë turnetë, ndaj nuk keni përse të shqetësoheni”, shprehet më tej Federer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit