Federer: Tërheqja është pranë, ja çfarë do të bëj pasi të lë tenisin

14 Shtator 2021
13:39
Telesport
back button

Fundi i karrierës së Roger Federer është pranë dhe tenisti 40-vjeçar është duke menduar se çfarë do të bëjë pasi të lërë raketën. Dëshira e tij është të shëtisë botën, por ai preferon të mësojë gjëra të reja.

Tenisi ka përfaqësuar një pjesë të rëndësishme të jetës time, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Pasi të tërhiqem nga sporti kam në mendje shumë gjëra për të bërë. Tërheqja mund të jetë afër, ndaj dua që në të ardhmen të bëj diçka të re. Kam dëshirë të mësoj një instrument”, tha Federer.

Kur isha i vogël argëtohesha duke luajtur në piano, ndërsa tani më pëlqen të luaj saksofonin. Më tërheq kjo vegël muzikore. Nuk do të ishte keq edhe sikur të mësoja të bëja ski, nuk e kam bërë kurrë më parë. Gjithsesi, do të jetoj pa të gjitha detyrimet që ka një sportist, që kanë lidhje me stërvitjen”, tha Federer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit